Ndërlidhjet

Pakistan: 12 të vrarë në sulmin nga ajri



Të paktën 12 njerëz u vranë në sulmin e një aeroplani amerikan pa pilot, i cili kishte si shënjestër militantët në rajonin fisnor të Pakistanit afër kufirit afgan.

Raportet që citojnë burime të sigurisë dhe të zbulimit thonë se fluturakeja ka shkrepur tre predha, duke goditur një objekt në Vaziristanin Verior, rajon që përshkruhet si zonë ku operojnë talibanët dhe militantët e Al Kaidës.

Raportohet se në mesin e viktimave dyshohet të ketë militantë dhe civilë.
XS
SM
MD
LG