Ndërlidhjet

Nkolo: Në OKB - vetëm propozim rezoluta serbe


Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, tash për tash, e ka marrë vetëm propozim rezolutën e Serbisë për Kosovën, u shpreh zëdhënësi i kryesuesit të Asambles së Përgjithshme, Zhan Viktor Nkolo, duke theksuar se “nuk e kemi marrë asnjë propozim rezolutë tjetër në këtë temë”.

Për miratimin e rezolutës “mjafton shumica e thjeshtë, pavarësisht nga numri i atyre që kanë abstenuar”, i tha mëtutje zoti Nkolo agjencisë beogradase Beta.

Sipas tij, shqyrtimi për propozim rezolutën për Kosovën “është planifikuar për 9 shtator, por kjo mund të ndryshohet”.
XS
SM
MD
LG