Ndërlidhjet

Mogadishu: Nga sulmi në hotel – 30 të vrarë


Qeveria e Somalisë, që mbështetet nga perëndimi, thotë se më se 30 vetë janë vrarë kur sulmuesi vetëvrasës dhe personat e armatosur e sulmuan një hotel në kryeqytetin Mogadishu.

Në mesin e të vrarë janë edhe së paku gjashtë ligjëvënës, që në kohën e sulmit ishin në hotel.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë grupi radikal islamist al-Shabaab.

Qeveria tha se disa nga sulmuesit ishin të veshur si ushtarë qeveritarë.

Somalia nuk ka qeveri stabile prej vititi 1991. Grupi al-Shbaab, që pretendon se ka lidhje me al-Kaidën, është i përkushtuar për ta përmbysur qeverinë e mbështetur nga perëndimi, e cila mbrohet nga 6 mijë paqeruajtës të Unionit Afrikan.

Muajin e kaluar, grupi al-Shabaab e mori përgjegjësinë për dy sulme me bomba në kryeqytetin e Ugandës, me ç’rast ishin vrarë më se 70 vetë.

Grupi tha se sulmet me bomba ishin ndëshkim për pjesëmarrjen e trupave të Ugandës në Unionin Afrikan.
XS
SM
MD
LG