Ndërlidhjet

Ukrainë: Presidenti kërkon më tepër autoritet


Presidenti i Ukrainës, Viktor Janukoviq, sot ka bërë thirrje për ndryshim të Kushtetutës, derisa në këtë vend shënohet 19 vjetori i lirisë nga ish Bashkimi Sovjetik.

Zoti Janukoviq tha se Ukraina duhet “ta reformoj Kushtetutën në tërësi”, duke lejuar “një president të fuqishëm, i cili ka fuqi reale për koordinimin dhe kontrollin e implementimit të reformave kryesore”.

Ukraina e pat kufizuar autoritetin e presidentit në vitin 2004, kur në këtë post ishte pro-perëndimori, Viktor Jushçenko.

Kundërshtarët e akuzojnë presidentin aktual Janukovqi, për lojalitet ndaj Rusisë dhe për lëvizje drejt autoritarizmit.
XS
SM
MD
LG