Ndërlidhjet

Mitrovicë: Protesta e serbëve pëfundoi pa incidente


Më se 100 serbë, kanë protestuar sot në veri të Mitrovicës, në shenjë të pakënaqësisë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Serbisë, për heqjen e fondit shtesë për Kosovën.

Protestuesit kanë kërkuar korrigjimin e këtij vendimi, duke vlerësuar se heqja e shtesave për 45 mijë punonjësit serb, që marrin paga nga Serbia, do të ndikoj në largimin e kuadrove të kualifikuara serbe nga Kosova.

Vlerësohet se të gjithë këta punëtorë, marrin paga nga Serbia, për angazhimin e tyre ne institucionet e shëndetit, arsimit, postës dhe administratës paralele serbe, të krijuar në Kosovë.

Mesazhi që iu dërgua Qeverisë së Serbisë nga kjo protestë, ishte që pagesat të vazhdojnë me shtesa deri në gjetjen e një zgjidhje tjetër, e cila do t’i nivelizonte pagat e punonjësve serb të Kosovës me ata të Serbisë.

Protesta ka kaluar e qetë dhe pa incidente.
XS
SM
MD
LG