Ndërlidhjet

logo-print

Kosovë: Kuvendi në vjeshtë diskuton për shkarkimin e Rexhepit


Kuvendi i Kosovës, në sesionin vjeshtor, do të shqyrtojë kërkesën e Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës, për shkarkimin e guvernatorit Hashim Rexhepi, i arrestuar një muaj më parë.

Këtë e konfirmoi sot kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në një prononcim për mediat.

“Kuvendi në fund të sesionit të kaluar, e ka pasur në shqyrtim kërkesën e bordit të BQK-së dhe ne ia kemi dërguar komisionit përkatës, presim rekomandimet e Komisionit dhe në seancat e para, Kuvendi i Kosovës do ta kryej obligimin e vet, që e ka me kushtetutë dhe me ligje”, tha Krasniqi

Guvernatori Rexhepi akuzohet për më shumë se gjashtë vepra penale, si korrupsion, shpërdorim të detyrës zyrtare, marrje të ryshfetit, shmangie të tatimit, ushtrim të ndikimit dhe shpëlarje të parave.

Guvernatori i BQK-së, Hashim Rexhepi, është arrestuar me 23 korrik, ndërsa së fundit Gjykata e qarkut ia ka zgjatur paraburgimin edhe për dy muaj të tjerë.
XS
SM
MD
LG