Ndërlidhjet

Kuçi: Prania e KFOR-it në Kosovë – jetike


Zëvendës kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka vlerësuar se prania e KFOR-it në Kosovë ka qenë jetike, jo vetëm për Kosovën, por edhe për qetësimin e rajonit në përgjithësi.

“Kosova nuk e sheh sigurinë e vetë të izoluar nga siguria rajonale dhe ajo globale”, tha zoti Kuçi në një ligjëratë në Universitetin Amerikan në Prishtinë, njoftoi qeveria e Kosovës.

Sipas tij, rol të veçant ka edhe prania ndërkombëtare në Kosovë (EULEKS, ICO, KE).

Ai vlerësoi se raportet e ndër varshmërisë Bashkimi Evropian – Shtetet e Bashkuara, kanë rol të jashtëzakonshëm në aspektet e sigurisë.

Zoti Kuçi tha se Shtetet e Bashkuara luajnë një rol në sigurinë globale, evropiane dhe në sigurinë e secilit shtet veç e veç.

Mëtutje ai ka theksuar se objektiv i qeverisë së Kosovës është “anëtarësimi në BE dhe në NATO, duke mos lënë anash ngritjen e kapaciteteve të Kosovës, në planin e sigurisë”.
XS
SM
MD
LG