Ndërlidhjet

logo-print
Qeveria e Kosovës ende nuk i ka marrë rekomandimet përkatëse rreth pyetësorit për marrëveshje tregtare me BE-në, të plotësuar në muajin prill të këtij viti, por një gjë e tillë pritet të bëhet gjatë muajit shtator.

Ndërsa, nënshkrimi i marrëveshjeve tregtare me Bashkimin Evropian, sipas autoriteteve kosovare, mund të bëhet brenda dy - tre vjetëve të ardhshëm.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku, njëherësh koordinator për pyetësorin, konfirmon se një ekip i Komisionit Evropian ka shqyrtuar të gjitha përgjigjet e dhëna nga Qeveria dhe ka zhvilluar takime intensive me të gjitha institucionet që kanë të bëjnë me marrëveshjen eventuale tregtare.

Sipas parimit të mundshëm, ne presim nga Komisioni Evropian që të dalë me rekomandime se çfarë duhet ndryshuar, apo çka duhet bërë për hapat e mëtutjeshëm dhe aktivitetet tona”.
Kjo çështje është vonuar për shkak të pushimeve verore, megjithatë hapin tash e ka Komisioni Evropian dhe presim gjatë shtatorit të kemi rekomandimet e para për këtë.


“Kjo çështje është vonuar për shkak të pushimeve verore, megjithatë hapin tash e ka Komisioni Evropian dhe presim gjatë shtatorit të kemi rekomandimet e para për këtë
”, thotë Zharku.

Ministri Zharku nuk jep detaje nëse zyrtarët e Komisionit Evropian gjatë takimeve kanë paraqitur vërejtje në ndonjë fushë të caktuar, por thotë se takimet kanë qenë më tepër të karakterit informues. Sipas tij, marrëveshja mund të arrihet brenda dy-tre vjetëve të ardhshëm.

Ndërkohë, komuniteti i biznesit e vlerëson shumë të rëndësishme arritjen e një marrëveshjeje tregtare me BE-në. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, thekson se integrimi ekonomik, do t’i paraprijë edhe integrimit politik të Kosovës në Bashkimin Evropian.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje tregtare me Evropën do të bëhet më shpejt sesa që është paramenduar.


“Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje tregtare me Evropën do të bëhet më shpejt sesa që është paramenduar. Por, duhet të punojmë në ngritjen e kapaciteteve të brendshme, në përmirësimin, standardizimin dhe certifikimin e prodhimit kosovar”.

“Të gjitha këto do të arrihen përmes përgatitjes profesionale të punëtorëve me anë të sistemeve moderne të edukimit dhe atëherë me siguri do të përshpejtohen këto procese dhe Kosova do të jetë një partnere e denjë në familjen evropiane”
, thekson Gërxhaliu.

Përmes kësaj marrëveshjeje tregtare, shtetit të Kosovës i mundësohet të ketë një qasje të barabartë në tregun e BE-së, që vlerësohet se ka mbi 500 milionë banorë.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, shpreh mendimin se teknikisht Kosova mund të përgatitet për tregjet evropiane, por, sipas tij, Kosova duhet të krijojë edhe mekanizma ligjorë, të cilët, siç thotë, ai nuk janë në nivelin e duhur.
...pyetësori është një e arritur, por është edhe një sfidë për Kosovën.


“Është një test për Kosovën se sa mund të përgatitet për të bërë marrëveshje me Unionin Evropian. Kjo e shpie Kosovën drejt performancave më të mira, sepse ky pyetësor është një e arritur, por është edhe një sfidë për Kosovën”,
shprehet Shahini.

Sidoqoftë, ekspertët e çështjeve ekonomike theksojnë se autoritetet kosovare duhet të angazhohen në ngritjen e konkurrencës së tregut vendor, në përkrahjen e eksporteve dhe në kontrollimin e kufijve.
  • 16x9 Image

    Luljeta Krasniqi - Veseli

    Luljeta Krasniqi, e lindur më 02.05.1981. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 2005. Për një kohë të gjatë ka punuar si gazetare në Agjencinë e lajmeve Kosovalive. Ekipit të Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2008.

XS
SM
MD
LG