Ndërlidhjet

Kabul: Forcat e NATO-s dhe ato afgane kanë vrarë 35 talibanë


Forca Ndihmëse Ndërkombëtare e Sigurisë, e udhëhequr nga NATO-ja, tha se trupat afgane dhe ato ndërkombëtare kanë vrarë afro 35 kryengritës talibanë, në ofensivat në pjesën lidnore të Afganistanit, gjatë kësaj jave, në kuadër të përpjekjeve për siguri para zgjedhjeve parlamentare, që mbahen muajin e ardhshëm.

NATO-ja tha se operacioni po vazhdon.

Më 18 shtator mbahen zgjedhjet parlamentare në Afganistan, por zyrtarët kanë thënë se më se 900 vendvotime, nuk do të hapen për shkak të shqetësimeve për siguri.
XS
SM
MD
LG