Ndërlidhjet

Iran: Ahmadinexhadi do t’i vizioj viset e vërshuara në Pakistan


Raportohet se presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, planifikon ta vizitoj Pakistanin, për t’i parë dëmet e shkaktuara nga vërshimet masive dhe për t’u siguruar se ndihma iraniane po përdoret në mënyrë efektive.

Por, në raportin e Televizionit shtetëror, nuk u tha se kur do të bëhet kjo vizitë.

Vërshimet në Pakistan, që filluan në fund të muajit korrik, kanë shkaktuar vdekjen e së paku 1500 vetëve, ndërsa kanë shkatërruar mijëra fshatra, rrugë, ura dhe segmente të tjera të infrastrukturës kryesore.
XS
SM
MD
LG