Ndërlidhjet

Moskë: Thatësia e ulë GDP-në e Rusisë për këtë vit


Thatësia më e madhe deri tash në Rusi, do ta ulë për së paku 0.7-0.8 përqind rritjen e GDP-së për vitin 2010.

Zëvendës ministri për zhvillim ekonomik, Andrei Klepach, poashtu, tha se informatat më të detajizuara do të dihen vetëm pas përfundimit të korrjeve.

Thatësia dhe vapa e madhe e kanë shkatërruar një të katërtën e të lashtave të Rusisë. Për këtë arsye, qeveria e ka ndaluar eksportin e drithit, që ka shkaktuar ngritjen globale të çmimit të miellit.
XS
SM
MD
LG