Ndërlidhjet

logo-print

Londër: Çiftit Kamerun i lindi vajzë


Kryeministri britanik, Dejvid Kamerun, dhe gruaja e tij Samanta, sot kanë shpallur lindjen e vajzës, e cila është fëmija i katër i tyre.

Një zëdhënës i kryeministrisë britanike tha se lindja u bë derisa çifti ishte në pushim në Kornuell dhe se fëmija dhe nëna janë “shumë mirë”.

Çifti bashkëshortor Kamerun i ka edhe dy fëmijë të tjerë. Fëmija i tyre i tretë, me emrin Ivan, pat vdekur vitin e kaluar pasi kishte lindur me të meta.
XS
SM
MD
LG