Ndërlidhjet

Afganistan: Janë vrarë dy ushtarë të NATO-s


NATO-ja ka njoftuar se dy ushtarë të saj janë vrarë sot në Afganistan.

Një ushtar amerikan ishte vrarë nga një bombë, ndërsa ushtari tjetër, kombësia e të cilit nuk është dhënë, u vra në luftime kundër kryengritësve.

Të dy vrasjet ndodhën në pjesën jugore të Afganistanit.

Sipas AFP-së, me këto vrasje, numri i ushtarëve ndërkombëtarë të vrarë deri tash këtë vit në Afganistan, arriti në 458.

Në vitin 2009 ishin vrarë 520 ushtarë ndërkombëtarë.
XS
SM
MD
LG