Ndërlidhjet

Bruksel: Kritika për kthimin e romëve në Kosovë dhe në Rumani


Bashkimi Evropian duhet të marrë një qëndrim më të ashpër kundër masave aktuale, në shënjestër të të cilave janë romët etnikë, tha lideri i grupit liberal demokrat në Parlamentin Evropian, Guy Verhofstadt.

"Kthimi i fëmijëve romë të lindur në Gjermani për në Kosovë, shkatërrimi në stilin ushtarak i kampeve rome në Francë, dëbimet masive dhe inkurajimet e një ministri italian për ndërmarrjen e politikave të hapura ksenofobike, janë zhvillime të dhembshme për Bashkimin Evropian, vlerat e të cilit janë nëpërkëmbur”, tha zoti Verhofstadt, ish kryeministër i Belgjikës.

Ai ka kërkuar që Komisioni Evropian ta paraqes një deklaratë për trajtimin e romëve në seancën plenare të Parlamentit Evropian, në fillim të muajit shtator në Strasburg.

“Parlamenti duhet t’ia përkujtoj Evropës parimet tona dhe komisioni duhet të siguroj se të drejtat e minoriteteve po respektohen”, tha Guy
Verhofstadt.
XS
SM
MD
LG