Ndërlidhjet

Moldavi: Policia ka konfiskuar uranium nga trafikantët


Policia e Moldavisë thotë se ka konfiskuar pothuajse 2 kilogramë të uraniumit-238, nga një grup i dyshuar i trafikantëve.

Zëdhënësi i Ministrisë së brendshme, Chiril Moptan, tha se policia i ka arrestuar shtatë trafikantë, përfshirë edhe ish zyrtarë të ministrisë së brendshme.

Sipas tij, ata ishin përpjekur ta shisnin këtë substancë radiokative për nëntë milionë euro.

Zoti Moptan tha se të dyshuarit më parë ishin dënuar për posedim të materialeve radioaktive në Moldavi, Rusi dhe Rumani.
XS
SM
MD
LG