Ndërlidhjet

HRW: Rusia ta ndalë kodin e veshjes islamike te femrat çeçene


Grupi Human Rights Watch ka bërë sot thirrje që Rusia t’i ndalë rregullat lokale, të cilat i detyrojnë femrat në Çeçeni, që ta respektojnë kodin islamik të veshjes.

Në një deklaratë, HRW, tha se ka marrë një numër të raporteve nga Çeçenia, për keqtrajtimin e femrave në kryeqytetin Grozni, për shkak të veshjes së tyre.

Autoritetet e Çeçenisë nuk lejojnë që femrat, që refuzojnë të bartin shami, të punojnë në sektorin publik, ndërsa studentet dhe nxënëset duhet të bartin shami në shkolla dhe fakultete.

Megjithqë, këto masa nuk janë shndërruar në ligj, ato në mënyrë publike janë mbështetur nga presidenti pro-rus i Çeçenisë, Ramzan Kadirov.
XS
SM
MD
LG