Ndërlidhjet

logo-print

Shtyhet dërgimi në SHBA i trafikantit rus



Është shtyrë dërgimi në Shtetet e Bashkuara i të kërkuarit rus Viktor But, tha kryeministri i Tajlandës. But, i cili merret me tregti armësh, akuzohet nga SHBA-të për terrorizëm.Vonesat kanë të bëjnë me "procesin ligjor" që është në vazhdim e sipër tha kryeministri, Abhisit Vejajiva.

Mediat e lidhin vonesën me akuzat shtesë të ngritura nga SHBA-të ndaj Butit për pastrim parash dhe mashtrim.

But, qytetar rus, njihet si një nga trafikanët më të mëdhënj të armëve në botë. Ai pretendon se është i pafajshëm, derisa qeveria ruse ka kundërshtuar dërgimin e tij në Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG