Ndërlidhjet

Kinë: 42 të vdekur, 54 të mbijetuar nga rrëzimi i aeroplanit



Së paku 42 persona kanë vdekur dhe 54 të tjerë i kanë mbijetuar rrëzimit të aeroplanit, që ndodhi dje në pjesën verilindore të Kinës, jo larg kufirit me Rusinë. Aeroplani i kompanisë Henan Airlines ishte prodhim brazilian dhe kryente fluturime brenda territorit kinez.

54 të mbijetuarit janë dërguar në spital.

“Ndjeva një përplasje në fund të aeroplanit dhe pastaj disa shpërthime. Pjesa e brendshme e aeroplanit filloi të shkatërrohej, bagazhet nisën të binin. Unë vrapova në hyrje të aeroplanit sapo ndaloi”, tha për televizionin kinez një nga të mbijetuarit.

Ky është incidenti më i keq i kësaj natyre në Kinë në pesë vitet e fundit. Vazhdojnë hetimet për shkaqet e aksidentit.
XS
SM
MD
LG