Ndërlidhjet

logo-print

Xhimi Karter me mision në Korenë e Veriut



Ish presidenti amerikan, Xhimi Karter do të udhëtojë drejt Koresë së Veriut për të mundësuar lirimin e një qytetari amerikan që po mbahet në burgjet e shtetit komunist.

Shtëpia e Bardhë, Departamenti i Shtetit dhe zyra e Karterit as nuk e kanë konfirmuar,as nuk e kanë mohuar misionin e ish presidentit.

Amerikani Aijalon Mahli Gomes është dënuar prillin e kaluar me tetë vite punë të detyruar për shkelje të paligjshme të territorit verikorean. Mediat në Penjan raportonin se Gomes është përpjekur të vetvritet muajin e kaluar.
XS
SM
MD
LG