Ndërlidhjet

Pakistan: 800 mijë njerët të izoluar



Kombet e Bashkuara thanë se 800 mijë njerëz në Pakistan janë të izoluar dhe pa qasje në rrugë apo zona ku mund të marrin ndihmat e nevojshme.
Organizata botërore i ka bërë thirrje qeverive që të ofrojnë së paku 40 helikopterë në mënyrë që ndihmat emergjente të arrijnë në zonat e bllokuara nga përmbytjet.

Shumica e popullsisë së bllokuar gjendet në zonat malore veriperëndimore të Pakistanit.

Kryeministri pakistanez theksoi shqetësimin e qeverisë për rrezikun e përhapjes së epidemive si pasojë e ndotjes së ujit.
XS
SM
MD
LG