Ndërlidhjet

logo-print

Kompania LyondellBasell ndërpret punën në Iran



Korporata LyondellBasell, një nga kompanitë më të mëdha në botë për prodhimin e plastikës dhe kimikateve, ka ndërprerë të gjitha aktivitetet në Iran, si rezultat i sanksioneve të vendosura nga Shtetet e Bashkuara ndaj Iranit.

Kompania, me seli në Holandë, ka vendosur të ndërpresë të gjitha lidhjet e biznesit edhe me Sirinë dhe Sudanin. Në të treja këto vende kompania kryesisht ka licensuar kompani të tjera që të mudn të përdorin teknologjinë e saj.

Muajin e kaluar presidenti Obama nënshkroi ligjin që parasheh sanksione të reja ndaj Iranit për shkak të mosbashkëpunimit nga Teherani lidhur me kontrolin e programeve bërthamore.

Perëndimi beson se Irani synon të prodhojë armë bërthamore, akuzë që hidhet poshtë nga Teherani.
XS
SM
MD
LG