Ndërlidhjet

logo-print

Vestervele fillon sot turneun ballkanik



Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Vestervele, fillon sot një turne diplomatik në Ballkanin Perëndimor. Ai do të vizitojë sot Kroacinë, të enjten Serbinë dhe Bosnjën kurse të premten e përmbyll turneun me vizitën në Kosovë.

Në secilin nga këto vende Vestervele do të takohet me udhëheqësit e lartë shtetërorë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe të biznesit si dhe me trupat gjermane në Kosovë.

Vestervele do të nxisë vendet e rajonit për të përmbushur reformat e nevojshme për integrimin në Bashkimin Evropian. Para turneut Ministria e Jashtme e Gjermanisë kishte deklaruar se pas opinionit të GJND-së, pavarësia e Kosovës është çështje e mbyllur.
XS
SM
MD
LG