Ndërlidhjet

Irak: Së paku 40 të vrarë në një varg sulmesh



Së paku 40 persona kanë humbur jetën në një seri sulmesh që përfshiu Irakun mëngjesin e sotëm. Nga një sulm vetvrasës në qytetin irakian të Kutit u vranë 16 persona dhe u plagosën 87 të tjerë, njoftojnë burimet spitalore. Sulmi ndodhi në një stacion policie.

Një nga shpërthimet ndodhi në Bagdad ku humbën jetën së paku 11 persona dhe u plagosen 34 të tjerë. Sulmet e tjera raportohen në Mukdadijah, Basra, Qerbela e Karradah.
XS
SM
MD
LG