Ndërlidhjet

Bentler në takim lamtumirës te Presidenti i Kosoves


Kosova nuk ka vizion tjetër përveç synimit këmbëngulës për anëtarësimin sa më të shpejtë në institucionet ndërkombëtare dhe një ditë edhe në NATO ka thënë Presidenti i Kosovës gjatë takimit të fundit që ka pasur me komandantin e KFOR-it, Markus Bentler.

Gjenerali gjerman, Bentler përfundon mandantin e tij në Kosovë në fund të muajit gusht.

Gjatë takimit në zyrën e Presidencës, i pari i Kosovës vlerësoi se shenjë e punës së mirë të KFOR-it është edhe kalimi i përgjegjësive për ruajtjen e monumenteve kulturore te Policia e Kosovës.

Nga ana e tij, komandanti në largim i KFOR-it konfirmoi përkushtimin e KFOR-it për sigurimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurtë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

KFOR-i i udhëhequr nga Gjenerali Markus Bentler, ndër të tjera kishte edhe përgjegjësinë e trajnimit dhe përgatitjes së FSK-së, trupës kosovare me uniformë ushtarake e cila u krijua sipas Pakos së Ahtisarit, pas shpërbërjes së TMK-së.
XS
SM
MD
LG