Ndërlidhjet

Zbulohet edhe një varrezë masive në Meksikë


Trupat meksikane kanë zbuluar një varrezë masive me 72 trupa në një fermë në verilindje të Meksikos.

Ky zbulim u bë pas në përballje të armatosur në mes të trupave ushtarake dhe një grupi njerzish që dyshohet se janë trafikantë të drogës në shtetin e Tamaulipas. Si pasojë e kësaj përballjeje të armatosur, një ushtar dhe tre persona, që dyshohen se janë trafikantë, janë vrarë.

Në shtetin e Tamaulipas, që gjendet në kufi me shtetin amerikan të Teksasit, zakonisht ka skena të konfrontimeve brutale në mes të dy grupeve rivale që merren me trafikimin e drogës. Rivaliteti kryesor është për kontrollimin e rrugës kryesore për dërgimin e drogës në drejtim të SHBA-ve.

Numri i varrezave masive që po zbulohen në Meksikën, e dërmuar nga lufta e drogës, janë shtuar në numër. Deri më tash 28 mijë persona janë vrarë që nga koha kur Presidenti Felipe Kalderon mori detyrën në vitin 2004.
XS
SM
MD
LG