Ndërlidhjet

Kroacia: Nuk e mbështesim pr/rezolutën serbe për Kosovën


Qeveria e Kroacisë nuk e mbështet propozim rezolutën e Serbisë për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka thënë Sandra Rizmaul, zëdhënëse e Ministrisë së jashtme të Kroacisë.

“Vendimi për të mos e mbështetur rezolutën serbe për Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, është vazhdim logjik i politikës parimore të Kroacisë. Ky qëndrim është në pajtueshmëri me shumicën e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe me qëndrimin e Shteteve të Bashkuara”, tha Sandra Rizmaul.

Mëtutje ajo për Radion Evropa e Lirë, theksoi se tashmë është fakt i njohur se Republika e Kroacisë e ka njohur Kosovën dhe “është shprehur në favor të saj në shqyrtimin para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”.
XS
SM
MD
LG