Ndërlidhjet

Zannier takohet me Ivica Daqiqin


Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daqiq, i ka shprehur paknaqësinë e tij shefit të UNMIK-ut, Lamberto Zannier, për faktin që Policia e Kosovës ka marr në mbrojtje monumentet fetare serbe.

Zannier po qëndron sot në Beograd, ndërsa gjatë takimit me ministrin serb Daqiq i është thënë se serbët e Kosovës më shumë i besojnë komunitetit ndërkombëtar se sa Policisë së Kosovës.

Sipas ministrit Daqiq, UNMIK-u duhet të vazhdoi të jetë neutral përball statusit të Kosovës dhe të ofroi paqe dhe stabilitet në Kosovë dhe të nxisë dialog.
XS
SM
MD
LG