Ndërlidhjet

Pse u mbyll "Oriflame" në Teheran?



Ministri i Jashtëm i Suedisë ka njoftuar sot se ka biseduar me ambasadorin e Iranit në Suedi, Rasoul Eslami, lidhur me mbylljen e firmës suedeze të kozmetikës, Oriflame, në Teheran. Pjesë e kësaj bisede ka qenë edhe arrestimi i stafit të Oriflame nga autoritetet iraniane.

Mbyllja e kësaj kompanie suedeze në kryeqytetin iranian është bërë të dielën, ndërsa autoritetet iraniane arrestuan edhe 5 punonjës të kompanisë. Arsyetimi për këtë veprim ishte se kompania po funksionte në bazë të një skeme piramidale dhe se përkrahej nga një agjenci spiunimi.

Zëdhënsja e Ministrisë së Jashtme të Suedisë, Sesilia Julin, tha se gjatë bisedës mes ministrit të jashtëm suedez dhe ambasadorit iranian është folur edhe për gruan afgane e cila ishte dënuar me vdekje përmes goditjes me gurë.
XS
SM
MD
LG