Ndërlidhjet

logo-print

Bogdanoviq e kritikon EULEKS-in lidhur me Haradinajn


Ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, e ka kritikuar misionin e BE-së në Kosovë, pasi ai ka pranuar të paraqesë garanca për ish kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili mund të lirohet nga arresti në Tribunalin e Hagës.

Ministri Bogdanoviq ka tërhequr vërejtjen se misioni EULEKS i BE-së, rrezikon të bëhet “bashkëfajtor në pengimin e drejtësisë”, lidhur me këtë rast.

Këto komente u bënë një ditë pasi misioni EULEKS në Kosovë, u pajtua që të japë garanca se Ramush Haradinaj, nuk do të merret me aktivitet politik nëse kthehet në Kosovë.

Ish kryeministri i Kosovës është në burgun e Tribunalit të Hagës, në pritje të përsëritjes së pjesërishme të procesit kundër tij, lidhur me akuza për krime të luftës.

Siç raporton mëtutje agjencia DPA nga Haga dhe Beogradi, Tribunali i Hagës ka kërkuar nga EULEKS-i dhënien e garancioneve para se të vendos nëse do ta liroj Haradinajn deri në rigjykim.

“Sipas kushteve të propozuara të lirimit të përkohshëm, të propozuara në mocionin dhe duke iu referuar kërkesës suaj, mund të konfirmoj se EULEKS-i në Kosovë është i gatshëm dhe i aftë t’i marrë përgjegjësitë e kërkuara”, i ka thënë Tribunalit, kreu i EULEKS-it, Roy Reeve.
XS
SM
MD
LG