Ndërlidhjet

Westerwele: Kroacia afer anëtarësimit në BE


Ministri i Jashtëm i Gjermanisë i ka thënë sot Presidentit të Kroacisë, Ivo Josipovic se ky vend është afër anëtarësimit në BE.

Westerwele ka nisur turin balkanik ku përpos vizitës në Zagreb, përfshihet edhe vizita në Beograd, Sarajevë dhe të premtën në Kosovë.

Në të gjitha këto vende, shefi i diplomacisë gjermane do takohet me liderë politikë, udhëheqës biznesesh si dhe me organizata joqeveritare.

Në Kosovë, Ministri i Jashtëm gjerman përpos takimeve zyrtare, përfshi edhe vizitën në bazën ushtarake gjermane, do mbajë edhe një fjalim në Parlamentin e Kosovës.

Zyrtarë gjerman thonë se ministri Westerwele gjatë këtyre vizitave pritet të nënvizojë rëndësinë e madhe për siguri dhe stabilitet në Balkanin Perëndimor. Westerwele gjithashtu do bëjë presion për më shumë reforma që qojnë drejt integrimit evropian si dhe do të përpiqet të bind Serbinë për bisedime të hapura me Kosovën.
XS
SM
MD
LG