Ndërlidhjet

logo-print

Bruksel: BE-ja e shqetësuar për dëbimin e romëve nga Franca


Komisionarja për drejtësi e Bashkimit Evropian, Viviane Reding, ka shprehur shqetësim për dëbimin e romëve nga Franca dhe tha se zyra e saj po e shqyrtonte këtë rast, për të vlerësuar se a është në harmoni me ligjin e Bashkimit Evropian.

“I kam përcjellë me kujdes të madh dhe me disa shqetësime zhvillimet gjatë disa ditëve të kaluara në Francë dhe, poashtu, debatin në disa vende të tjera anëtare”, tha sot në Bruksel, komisionarja Reding.

Franca është kritikuar brenda dhe jashtë për dëbimin e qindra romëve nga Evropa Lindore gjatë ditëve të fundit, por Parisi këmbëngul se ka vepruar duke i respektuar ligjet e Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG