Ndërlidhjet

logo-print

Pekin: Lideri i Koresë Veriore po qëndron në Kinë


Raportohet se lideri i Koresë Veriore, Kim Jong-ill, po e viziton Kinën. Për këtë vizitë raportoi agjencia e Koresë Jugore, Yonhap, derisa ministria e jashtme e Kinës nuk ka dhënë komente të menjëhershme.

Së bashku me liderin Jong-ill, në vizitë gjendet edhe i biri i tij Kim Jong-un.

Herën e fundit, lideri verikorean, e kishte vizituar Kinën në muajin maj, me ç’rast ishte takuar me presidentin Hu Jintao.

Ka spekulime të zgjeruara se lideri Kim është dobët me shëndet, pas një sulmi në tru në vitin 2008.
XS
SM
MD
LG