Ndërlidhjet

Kil: Lirimi i 33 xehetarëve të bllokuar kërkon disa muaj


Zyrtarët e Kilit u kanë thënë 33 xehetarëve të bllokuar qindra metra nën dhe se me gjasë do të duhen disa muaj për ta gërmuar tunelin për shpëtim.

Ministri i shëndetësisë, Jaime Manalich, tha se xehetarët reaguan me qetësi ndaj kësaj informate.

Zyrtarët nuk i kishin njoftuar menjëherë minatorët për këtë çështje, për shkak të shqetësimeve se si do ta pranonin ata këtë lajm.

Të 33 minatorët janë të bllokuar në xeheroren e arit dhe të bakrit prej se ajo u shemb më 5 gusht.

I vetmi kontakt me minatorët e zënë nën tokë, është një vrimë e vogël, nëpërmjet të së cilës ata furnizohen me ushqime dhe ilaçe.
XS
SM
MD
LG