Ndërlidhjet

NJT: Ndihmësi i Karzait i lidhur me CIA-n


E përditshmja Nju Jork Tajms sot raporton se një ndihmës i presidentit afgan Hamid Karzai, që është në qendër të hetimeve për korrupsion, është në listën e pagesave të agjencisë CIA.

Zyrtarët në Kabul dhe në Uashington, i kanë thënë gazetës amerikane se Mohammed Zia Salehi, zyrtar afgan i Këshillit Kombëtar për Siguri, duket se ishte i paguar nga agjencia e spiunimit e Shteteve të Bashkuara për shumë vite.

Salehi ishte arrestuar nga policia e Afganistanit në muajin korrik, por ishte liruar pas ndërhyrjes së presidentit Karzai.
XS
SM
MD
LG