Ndërlidhjet

logo-print

Irak: Nga sulmet – së paku 60 të vrarë e 250 të plagosur


Nga sulmet vetëvrasëse dhe sulmet e tjera në gjithë Irakun, gjatë ditës së djeshme, janë vrarë së paku 60 vetë dhe plagosur më se 250 të tjerë.

Në sulmin më të përgjakshëm, me ç’rast nga një sulmues vetëvrasës u shkatërrua stacioni i policisë në Kut, u vranë 30 vetë. Vendi Kut është në juglindje të Bagdadit.

Sulmet, që duket se për cak kishin forcat e sigurisë, u bënë një ditë pasi ushtria e Shteteve të Bashkuara e reduktoi numrin e ushtarëve në këtë vend, i cili aktualisht është nën 50 mijë.

Zëdhënësi i ushtrisë amerikane, Stiven Lanca, vlerësoi se sulmet ishin “përpjekje të pashpresa” për shkatërrimin e besimit në forcat e sigurisë së Irakut.
XS
SM
MD
LG