Ndërlidhjet

logo-print

Fushata franceze VIP mëton shpëtimin e iranianes


Presidenti francez, Nikolas Sarkozi ka përkrahur sot një fushatë të vendit të tij që kërkon ndalimin e goditjes me gurë të një gruaje iraniane të cilën autoritetet e Iranit e dënuan për imoralitet.

Pjesë e fushatës që kërkon nënshkrimin e një peticioni u bënë edhe dy ish President dhe zonja e parë aktuale e Francës, Karla Bruni. Ky peticion është inicuar nga një shkrimtar francez që kërkon heqjen e dënimit me vdekje të Sakineh Mohamadai Ashtiani që gjithashtu ngarkohet edhe me akuzën e bashkëpunimit për vrasjen e burrit të saj.

Presidenti francez Sarkozi deklaroi se ky rast tregon që regjimi Iranian “ushtron represon dhe po ushtron në mënyrë massive dënimet kapitale, përfshirë edhe formën më mesjetare, goditjen me gurë.”

Të marten kësaj fushate iu bashkua edhe ish Presidenti francez, Zhak Shirak, së bashku me fitues të çmimit Nobel dhe disa yjeve të Hollivudit.
XS
SM
MD
LG