Ndërlidhjet

Moskë: Arrestohen kundërshtarët e Kremlinit


Një aktivistë 68 vjeçar që vepron kundër politikave të Kremlinit është dënuar me tre ditë burg me akuzën se ka tentuar që të organizojë protestë ilegale. Gjykata e Qarkut në Moskë sot e shpalli fajtor Lev Ponomarvov për injorimin e urdhrave të policisë.

Arrestimi i Ponomarvov dhe disa kundërshtarëve të njohur të Kremlinit u bë të dielën kur shënohej Dita e Flamurit, festa që nderon flamurin e ri trengjyrësh rus që filloi të përdoret pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Autoritetet thonë se aktivistët kishin marrë të drejtën që të organizonin një tubim, por jo marshim.

Lev Ponomarvov deklaroi për Radion Evropa e Lirë se akuzat kundër tij u miratuan nga ajo që aktivisti në moshë e quajti “system i korruptuar i gjyqësorit”.

"Një regjim gjysmë fashist është vendosur në këtë shtet. Natyrisht, ata bëjnë presion fillimisht ndaj aktivistëve dhe mbrojtësve të të drejtave të njeriut, por më vonë ata të njejtën gjë do e bëjnë edhe me masën e gjërë.Vendimi i gjyqit është arritur me urdhëra nga lartë ndërsa ne mund të dokumentojmë edhe shkelje të qarta të procesit gjyqësor. Të gjitha këto do përfshihen në apelin që do bëjmë.”…tha përmes telefonit Ponomarvov.

Boris Nemtsov, ish kryeministër në kohën e regjimit të Boris Jelcinit gjithashtu u arrestua në të njejtin aktivitet, por u lirua të hënen pasi gjykata vlerësoi se nuk kishte prova të mjaftueshme kundër tij.
XS
SM
MD
LG