Ndërlidhjet

Valltarja moldave ndryshon ligjin për borxhet në Afrikën e Jugut


Një vallëtare ekzotike nga Moldavia e cila ishte burgosur për shkak se nuk i kishte paguar borxhet në Afrikën e Jugut ka ndihmuar që të ndryshojë ligjin rreth borxheve.

Tatiana Malachi ishte dërguar në Afrikën e Jugut nga një klub vallëzimi i Kejp Tounit. Pronari i atij klubi thoshte se valltarja iu kishte borxh atyre për shkak të shpenzimit të parave rreth banimit, vizës dhe shpenzimeve të tjera të udhëtimit.

Pronari i klubit i kishte marrë pasaportën e saj që të sigurohet se ajo do paguante. Kur ata morrën vesh se valltarja Malachi kishte kërkuar ndihmë nga ambasada ruse dhe planifikonte që të largohej nga Afrika e Jugut në korrik të 2009-ës, e arrestuan atë. Pasi kaloi dy javë në burg, Tatiana Malachi u kthye në Moldavi.

Ndërkaq, Gjykata e nivelit më të lartë në Afrikën e Jugut gjatë javës mori vendim që vlerëson se ligji për borgjet i cili ishte miratuar në vitin 1944 është anti-kushtetues.
XS
SM
MD
LG