Ndërlidhjet

Veriu ende sfidë, vlerësojnë Bentler dhe Thaçi


Gjendja në veri të Kosovës vazhdon të jetë sfidë është vlerësuar në takimin e fundit që ka pasur Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci me komandantin në largim të KFOR-it, Markus Bentler.

Gjenerali gjerman po mban takimet e fundit me udhëheqësit e Kosovës pasi përfundon mandatin e tij në fund të muajit gusht.

Në këtë takim, Gjenerali Bentler është pajtuar me vlerësimin se bartja e kompetencave prej KFOR-it në strukturat vendore të sigurisë për mbrojtjen e kufinjëve të Kosovës dhe objekteve fetare është shenjë që verifikon përmirësimin e gjendjës së sigurisë në Kosovë.

Gjenerali Markus Bentler të mërkurën ka zhvilluar takim lamtumirës edhe me Presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu.
XS
SM
MD
LG