Ndërlidhjet

logo-print

Grupi Hutu mohon akuzat për dhunime masive në Kongo



Rebelët e grupit Hutu që e quajn vetën Forcat Demokratike për Çlirimin e Ruandës kanë hedhur poshtë sot akuzat ndaj tyre për dhunime masive në Kongo.

Sekretari Ekzekutiv i kësaj lëvizjeje, Kalikste Mbarushimana, ka njoftuar përmes një komunikate të lëshuar në Paris, se akuzat e Sekretarit të OKB-së, Ban Ki Mun, janë “të pabaza”.

Sekretari Ban kishte shprehur zemërimin e tij me dhunimin e 179 personave, të cilat ai thotë se janë bërë gjatë sulmeve të fiseve Mai Mai dhe rebelëve Hutu. Kjo lëvizje ishte vendosur në Kongo pas gjenocidit në Ruanda në vitin 1994 .

SHBA-të kanë shprehur shqetësim e tyre të thellë për raportimet që thonë se dhunimi masiv është përdorur si armë e luftës në Republikën Demokratike të Kongos.
XS
SM
MD
LG