Ndërlidhjet

"Rusia e Bashkuar" presion Medvedevit per autostradën Moskë - Shën Peterburg


Partia më e madhe ruse, Rusia e Bashkuar, i ka bërë presion sot Presidentit Dmitri Medvedev rreth një plani kontrovers për ndërtimin e një autostrade në veri të Moskës.

Ndërtimi i kësaj autostrade që ka për qëllim të lidhë Moskën me Shën Peterburgun përmes pyllit Khimki pritet të nis në muajin tetor.

Agjencia ruse, Interfaks citon zyrtarin e partisë më të madhe në Rusi, Boris Grizlov që thotë se Rusia e Bashkuar i ka kërkuar Medvedevit “që të shoh se si është situata” rreth projektit pasi partia mendon që ose duhet ndryshuar kahjen ose të vazhdohet me të njejtin projekt por duke pasur një qasje që nuk lejon mangësi.

Ky deklarim është parë si një befasi e mirë nga lëvizja “Shpëtimi i Pyllit Khimki” që kundërshton prishjen e pyllit për ndërtimin e autostradës.
XS
SM
MD
LG