Ndërlidhjet

Uzbekistan: Digjen mbi 700 kg drogë


Autoritetet e Uzbekistanit njoftuan sot se kanë shkatërruar gati një gjysmë tonë heroinë të konfiskuar afgane. Vlera e kësaj sasie droge nëse llogaritet në bazë të çmimit të rrugës në Evropë arrin në 150 milion dollarë.

Zyrtarët uzbek bënë të ditur se mbi 700 kilogramë drogë, përfshi edhe gati 500 kg heroinë janë djegur në një furrnaltë të një fabrike metali në periferi të kryeqytetit, Tashkent.

Ngjarja ka ndodhur në praninë e disa diplomatëve dhe gazetarëve. Zyrtarë të këtij vendi bëjnë të ditur se droga e djegur fillimisht ishte përdorur për procese gjyqësore kundër trafikantëve të drogës.

Droga e djegur është vetëm njëra pjesë e sasisë prej 2.5 tonë drogë që është konfiskuar nga trafikantë që kalonin në Uzbekistan nga Afganistani.
XS
SM
MD
LG