Ndërlidhjet

Gazetari i zhdukur ukrainas nuk besohet se është gjallë


Ministri i Brendshëm i Ukrainës ka deklaruar se beson që një gazetar i cili është zhdukur në fillim të gushtit ka mundësi se ka vdekur. Ministri i Brendshëm gjithashtu ka pranuar se pjesëtarë të forcave të sigurimit dyshohen se janë të përfshirë në zhdukjen e gazetarit.

Ministri i cili i bëri këto deklarata në televizioni ukrainas nuk pranoi të jep më shumë detaje rreth rastit.

Vasil Klimentiev, është redaktor i gazetës javore, “Novi Stil” e cila botohet në qytetin lindor Kharkiv. AI është raportuar s ii zhdukur më 11 gusht të këtij viti.

Gazeta në fjalë në Ukrainë njihet për zbulimin e rasteve të korrupsionit. Grupet që merren me të drejtat e mediave në Ukrainë kanë shprehur shqetësimin e tyre për lirinë e mediave në këtë vend.
XS
SM
MD
LG