Ndërlidhjet

Bogdanoviq reagon ndaj deklarimit të Westerweles


Ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë ka thënë se statusi i Kosovës nuk është një çështje e mbyllur dhe se është e nevojshme që të niset dialogu për të gjitha pyetjet e pazgjidhura.

Deklarimi i ministrit Bogdanoviq ishte reagim ndaj vlerësimit që ka bërë gjatë ditës ministri i jashtëm gjerman, Guido Vestervele i cili në kryeqytetin serb tha se Serbia duhet të pranojë realitetin se Kosova është e pavarur.

Për Goran Bogdanoviq deklarimi i ministrit gjerman nuk është i befasishëm pasi Gjermania tashmë e ka njohur Kosovën.


Duke folur para gazetarëve pas mbledhjës së qeverisë së Serbisë, Bogdanoviq tha se nuk është e mundshme që të arrihet paqe në Kosovë dhe tërë Ballkanin Perëndimor nëse njërës palë i plotësohen të gjitha kërkesat derisa pala tjetër i humb të gjitha. Këtë qëndrim Serbia do e mbrojë edhe në OKB deklaroi Goran Bogdanoviq.
XS
SM
MD
LG