Ndërlidhjet

logo-print

Medvedev suspendon planin e autostrades Moskë - Shën Peterburg


Mediat ruse raportojnë se Presidenti rus, Dmitry Medvedev ka dhënë urdhër për suspendimin e planit për ndërtimin e autostradës që do kalonte përmes një pylli në afërsi të Moskës.

Në një video që pritet të postohet në blogun e Medvedev, Presidenti i Rusisë arsyeton vendimin e tij duke thënë: “Megjithëse vendimi për ndërtimin e autostradës u mor nga qeveria, njerëz që përfshinë partinë udhëheqëse, opozitën, grupe sociale dhe ekspertë thonë se është e nevojshme që plani të analizohet më tutje.”

Në Rusi është gjë e rrallë që autoritetet t’i përgjigjen pozitivisht protestave popullore.

Njoftimi i bërë nga Medvedev bëhet publik pasi rreth 2 mijë persona morrën pjesë në një koncert të ndaluar ku protestohej kundër ndërtimit të autostradës për të cilën duhej shkatërruar pylli Khimki.

Khimki, gjendet në veri të kryeqytetit rus, Moskë ndërsa autostrada kishte për qëllim të lidhë Moskën me Shën Peterburgun.
XS
SM
MD
LG