Ndërlidhjet

Shkodër: Meshë për nder të Nënë Terezës



Në katedralen “Nënë Tereza” në bashkinë e Vaut të Dejës është zhvilluar sot një meshë për nder të 100 vjetorit të lindjes së bamirëses shqiptare, Nënë Tereza.

Kryeministri Sali Berisha dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë e parlamentit kanë marrë pjesë në këtë ceremoni.

“Në një shekull askush nuk i dha më shumë nder qytetarëve të kësaj bote sesa shenjtorja e dhimbshurisë”, tha Berisha në fjalën e tij.

Mesha u celebrua nga nunci apostolik i akredituar në Shqipëri nga Vatikani, Ramiro Moliner Ingles.
XS
SM
MD
LG