Ndërlidhjet

Karzai kritikon afatin për tërheqjen e amerikanëve



Presidenti afgan, Hamid Karzai tha se planet e Shteteve të Bashkuara për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani vitin e ardhshëm, ua kanë rritur moralin talibanëve.

Gjatë një takimi me një delegacion të Kongresit amerikan, Karzai tha se afati i korrikut që është caktuar për tërheqjen e trupave, i ka dhënë shtysë morale kryengritjes.

Karzai poashtu i tha kreut të Komandës Qendrore amerikane, gjeneralit Xhejms Matis, se terrorizmi nuk mund të mposhtet pa i çrrënjosur bazat e terroistëve përgjatë kufirit me Pakistanin.

XS
SM
MD
LG