Ndërlidhjet

logo-print

India pezullon bashkëpunimin me Kinën në çështjet e mbrojtjes



India ka pezulluar shkëmbimet në fushën e mbrojtjes me Kinën pasi pekini refuzoi të paisë me vizë një gjeneral të ushtrisë indiane që vepron në rajonin e Kashmirit.

Vitin e kaluar India protestoi kundër politikës kineze që i jepte lloje të ndryshme vizash qytetarëve të Kashmirit që është nën administrimin e Indisë.

India për dy dekada ka qenë e përfshirë në betejën me lëvizjen që kërkon shkëputjen e Kashmirit. Dhjetëra mijëra njerëz janë vrarë në këto luftime.
XS
SM
MD
LG