Ish presidenti Xhimi Karter ka arritur të lirojë shtetasin amerikan Aijlon Gomes, i cili gjendej i dënuar në Korenë e Veriut. Karter dhe Gomes janë nisur nga Penjani drejt Bostonit, ku priten të arrijnë gjatë ditës.
Gomes ishte dënuar me tetë vite punë të detyruar janarin e kaluar, pasi kishte shkelur në mënyrë të paligjshme territorin e Koresë së Veriut.
Gjatë qëndrimit në Korenë e Veriut Karter u takua me Kim Jong Nam, numrin dy në hirearkinë drejtuese të shtetit komunist.