Ndërlidhjet

Çavez mohon të vuajë nga kanceri



Presidenti i Venezuelës, Hugo Çavez, ka hedhur poshtë informacionet se vuan nga kanceri. Ai tha se lajme të tilla hapen nga armiqtë. Informacionet mbi sëmundjen e Çavezit nisën të qarkullonin në fillim të javës kur ai nuk mori pjesë në ditën e parë të fushatës së zgjedhjeve parlamentare.

Më vonë u mësua se Çavez ishte për vizitë në Kubë ku ishte takuar me udhëheqësin e tij spirtëror, Fidel Kastron.
XS
SM
MD
LG